
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka hapur fushatën zgjedhore për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit 2025 në vendin e lavdisë kombëtare, në Prekaz.
Haradinaj ka thënë se nga Prekazi nisemi për Kosovën Fituese me numrin 137.
“Prekazi është vendi që na bashkon. Prekazi është betimi ynë për shtet e atdhe, liri e demokraci.
Nga këtu nisemi për Kosovën Fituese me numrin 137.
Rroftë Kosova!”, ka thënë Haradinaj.