Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se vizioni i kësaj partie është e vetmja ofertë serioze për vendin, që e ka në fokus shtetin e fortë, të sigurt dhe ekonomikisht të zhvilluar.
“Në Mitrovicë, me kolegët nga Aleanca bashkëbiseduam për zhvillimet politike në vend, çështjet e sigurisë dhe proceset e brendshme organizative”, ka thënë me tej Haradinaj.
Haradinaj ka njoftuar se AAK-së i janë bashkuar shumë anëtarë të rinj.
“Me këtë rast, shpreha falënderimin ndaj kryetarit, Qazim Nimani, koordinatores së Aleancës së Gruas, Fitore Gërxhaliu dhe gjithë kolegëve për punën dhe angazhimin, që Degës së Aleancës i ka sjellur energji të re në funksionim dhe organizim. Kënaqësi ishte bashkëbisedimi me Korab Begollin, me profesion Arkitekt, dhe qëndrimi në familjen e veteranit të UÇK-së, Deli Maliqi, ku me gjithë familje, bashkëluftëtarë e miq nga sot i bashkohen Aleancës”, ka shtuar Haradinaj.