Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haradinaj: Nuk ka veteran më të rrejshëm se Albin Kurti

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti “veteranin më të rrejshëm” në listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një deklaratë për mediat, pas protestës së veteranëve të shtunën, Haradinaj ka bërë thirrje që të mosdekretohet Ligji për pagën minimale, që në formën aktuale nuk garanton rritjen e pensioneve për veteranët.

Të shtunën, gjatë ditës kryeministri Albin Kurti u shpreh se ka trefishim të numrit të veteranëve dhe shtroi nevojën për pastrimin e listave.

“Po thirren se është lista e fryrë, por neglizhojnë faktin se i kanë mekanizmat për pastrim të listave. Sa dalin vajtojnë në konferenca shtypi, le t’i marrin masat e le t’i pastrojnë listat e ai që është kundërligjshëm le të largohet e të sanksionohet. Ligji është i qartë. Por mendoj se ndër veteranët më mashtrues e më të rrejshëm në krejt këtë listë është Albin Kurti, që s’ka pas kurrë pushkën në dorë e gëzon statusin e veteranit. Veteran si Albin Kurti kanë qenë dy milionë qytetarë të Kosovës, se të tërë kanë qenë në luftë”, ka thënë Haradinaj.