Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haradinaj nuk merr përgjigje pozitive nga LDK për koalicion

 
   

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ditë më parë deklaroi se mbetet i hapur për bashkëpunim me opozitën, për mundësinë e ndonjë koalicioni qeverisës.

Haradinaj tha se është i gatshëm për çfarëdo formule të bashkëpunimit ndër opozitar dhe se nuk ka ndonjë kusht ose kërkesë.

Deputeti Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se e falënderon Haradinajn për dëshirën e shprehur, por LDK nuk bënë koalicion me asnjë prej partive aktuale parlamentare.

“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk bënë koalicion me asnjë prej partive aktuale parlamentare. E falënderoj shumë Haradinaj për dëshirën e shprehur, por LDK i ka qëllimet e qarta që nuk hap koalicion parlamentar”, tha Gashi.