Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haradinaj pas masave të BE-së: Shkarkimi i Kurtit, interes kombëtar

 
   

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas masave të BE-së që hynë në fuqi sot, ka kërkuar mbështetjen e opozitës dhe deputetëve të shumicës për jetësimin e mocionit ndaj qeverisë.

Ai tha se me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, Kosova po hyn në një rrugë pa krye dhe se sipas tij, sot është koha të veprohet.

“Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës dhe paralajmërimet e SHBA-së se Qeveria e Kosovës është në rrugë të gabuar, e dëshmojnë se sa e rrezikshme dhe e pashpresë është gjendja, e cila fatkeqësisht do të shkojë duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë”.

“Prandaj sot është koha të veprohet dhe të bashkohen të gjithë ata që interes parësor e kanë Kosovën, qofshin në opozitë ose edhe deputetë të shumicës, e ta jetësojnë mocionin për shkarkimin e kësaj Qeverie”, tha Haradinaj.

Tutje, ai tha se hezitimi për të vepruar në kohë të një krize kaq të thellë, sipas tij, është bashkëfajësi, teksa shtoi se “mocioni për shkarkimin e Albin Kurtit, sot është interes kombëtar”.