Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haradinaj për Kushtetutën e Kaçanikut: Shprehje e vullnetit të popullit tonë për të jetuar të lirë e të pavarur

 
   

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar sot 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut.

“Ishin delegatët e Kuvendit të Kosovës, të cilët me guxim qytetar e kombëtar e rreshtuan vendin në rrugën e pakthyeshme të pavarësisë, e cila me luftën çlirimtare, si vazhdimësi e përpjekjeve të lëvizjes kombëtare shqiptare, u bë realitet”, ka shkruar Haradinaj.

Statusi i plotë:

Kushtetuta e Kaçanikut është një nga ngjarjet më madhore të shprehjes së vullnetit të popullit tonë për të jetuar të lirë e të pavarur.

Ishin delegatët e Kuvendit të Kosovës, të cilët me guxim qytetar e kombëtar e rreshtuan vendin në rrugën e pakthyeshme të pavarësisë, e cila me luftën çlirimtare, si vazhdimësi e përpjekjeve të lëvizjes kombëtare shqiptare, u bë realitet.