Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në promovimin e librit më të ri me autor ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj shprhet se ky libër trajton angazhimin e presidentit Sejdiu në etapa të ndryshme historike dhe rrugëtimin e Kosovës që nga kohërat e vështira në përpjekjet për liri si dhe gjatë fazës së shtetndërtimit.
“Dokumentimi i këtyre ngjarjeve historike do t’i shërbejë brezave të ardhshëm për informimin dhe vetëdijesimin për rolin e shumë gjeneratave që kanë dhënë kontribut të madh për çështjen kombëtare deri në arritjen e pavarësisë,
si kurorë e rrugëtimit historik të popullit të Kosovës”, përfundoi Haradinaj.