2
Kryetari i AAK-së, njëkohësisht kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar shkrimtarin Ismail Kadare, në 89-vjetorin e lindjes së tij.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se Kadare mbetet i madh në jetë e i madh në përjetësi.
“I madh në jetë e i madh në përjetësi, mbetet Ismail Kadare. Kolosi i letrave shqipe, që sot do t’i mbushte 89 vjet, gjithmonë mbeti mjeshtër i përmasave botërore në zanatin e vet. E kujtojmë përjetësisht”, ka shkruar kreu i AAK-së, njofton Klankosova.tv.
Kadare vdiq më 1 korrik të vitit të kaluar në spitalin e Tiranës.