Haradinaj përlotet për babanë e tij: E kam hero, ishte i vetmi i burgosur politik që ia larguan fëmijët nga shkolla fillore
Ish-gjenerali i UÇK’së, Nasim Haradinaj ka folur për babanë e tij, Ismajl Haradinaj i cili ishte i burgosur politik.
Haradinaj në emisionin Pressing në T7 është përlotur teksa ka folur për babanë e tij, të cilin e vlerëson si hero.
“Unë edhe sot e kam hero babën tem. Po dukem shume keq kshtu, jo modest, po thom se bash hero e kom”.
Tutje, Haradinaj thotë se pasi ia burgosën babanë, familja e tij u diskriminua.
Ai tha se ishte i vetmi I burgosur politik që shteti ia largoi fëmijët nga shkolla fillore.
“Shteti e ka diskriminu komplet si familje, le të del dikush e le të thotë që kur I ka ra në burg dikush, fmin në shkollë fillore me ia hek prej shkolle edhe mos me guxu mo kurre me shku në shkollë është vetëm Ismajl Haradinaj”.