Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haradinaj: Presidentja me urdhër të Kurtit e refuzoi dekretimin e Kryeprokurorit

 
   

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër presidenten e Kosovës, Vjosa Osman, për mosdekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit.

Haradinaj ka thënë se refuzimi i emërimit të kryeprokurorit është bërë me urdhër të kryeministri Albin Kurti.

“Në vazhdën e qëndrimeve të Kurtit. Ju e dini që Kurti e ka bërë atë që nuk ndodh askund në demokraci. Ka ardhur në parlament dhe e ka sulmuar prokurorin atë ditë që ai e ka arrestu dikë për korrupsionin”, ka thënë ai.

Ai ka vlerësuar se e para e vendit i është nënshtruar plotësisht urdhrave të Kurtit.

“Faktikisht janë urdhrat e Kurtit, janë kërcënimet e Kurti për znj. Osmani dhe për gjithë të tjerët. Mirëpo, asnjëherë nuk ka fituar politika ndaj drejtësisë. Ligji do të fiton. Janë gabim Kurti, Osmani dhe të tjerët që po mendojnë se politika do të fiton ndaj ligjit”, është shprehur Haradinaj.

Ndërkohë, Haradinaj ka deklaruar po ashtu se Osmani nuk është kërcënuar nga prokurorët.