Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haradinaj propozon qeveri të unitetit kombëtar – me VV-në por pa Kurtin

Edhe AAK bojkoton punën e Kuvendit/ Haradinaj propozon qeveri të unitetit kombëtar – me VV-në por pa Kurtin.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se do ta bojkotojnë punën e Kuvendit sikur partitë tjera opozitare.

Ai në konferencën për media pas mbledhjes së kryesisë, tha se do të ishte mirë që të formohet një qeveri e unitetit kombëtar, që përfshin të gjitha partitë, edhe VV-në por pa Kurtin, pasi sipas tij nuk e kemi luksin për të shkuar në zgjedhje.

“Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me partitë opozitare, me deputetë të Kuvendit të Kosovës, pëjashtuar Listën Serbe dhe shpresojmë të dalim nga kjo gjendje. Sipas bindjes sonë nuk e kemi luksin për të shkuar në zgjedhje, por sipas bindjes sonë, mund ta diskutojmë edhe mundësinë e një qeverie të unitetit kombëtar, ku i përfshin të gjitha partitë politike, edhe VV-në, një qeveri pa Kurtin, deri në zgjedhjet e ardhshme por që do ta kthente Kosovën në normalitet, në rrugën euroatlantike. Nuk mund të sillemi zakonshëm në Parlament në një situatë që nuk është e zakonshme, të vazhdojmë sipas agjendës së zakonshme. Do të bashkëpunojmë me opozitën për qëndrimet në Parlament. Nuk do të ndahemi nga partitë tjera opozitare për bojkot të Kuvendit, por nuk i përjashtojmë as protestat as zhvillimet tjera”, deklaroi Haradinaj.