Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haradinaj shkon për ngushëllime te familja e të riut që vdiq dje në aksident, njofton edhe për dy vizita tjera

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka shkuar për ngushëllime të familja e Shkumbin Hebibaj, që vdiq dje pasi u godit nga një veturë.

Haradinaj ka thënë se është i tronditur nga vdekja e Shkumbin Hebibajt.

“Ndarja tragjike nga jeta e të riut nga Deçani, Shkumbin Hebibaj, na tronditi të gjithëve. Sot, me bashkëpunëtorë, ishim në familjen Hebibaj për ta ndarë dhimbjen e për të qenë bashkë në këto momente shumë të rënda për ta.”

Haradinaj bëri të ditur se për ngushëllime ka qenë edhe te familja Luma pas vdekjes së një familjareje.

“Gjithashtu, qëndrova në familjen atdhetare Luma, për të shprehur ngushëllime pas shkuarjes në amshim të familjares së tyre, Shkendijës.”

Haradinaj thotë se ka marrë pjesë edhe në varrimin e Gani Komonit.

“Po ashtu, sot i’u dha lamtumira e fundit Gani Komonit, një njeri me vlera të larta njerëzore e i respektuar nga të gjithë.”