Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haradinaj: S’jam në dashni të madhe me PDK as me LDK, por Kurtin duhet ta heqim nga pushteti

 
   

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, njëherazi edhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, thotë se do të punojë me LDK-në dhe PDK-në për ta larguar nga pushteti, kryeministrin Albin Kurti.

“Kush mund ta e ndryshojë Kurtin, duhet opozita. Unë nuk është që jam në dashni të madhe as me PDK as me LDK-në, por më duhet të punoj me ta, për me e hjek këtë njeri”, ka thënë Haradinaj në fjalën e rastit në Kuvendin e pestë zgjedhor të OVL-së të UÇK-së në Pejë.

“Na duhet një ndryshim, jam optimist, s’kam qenë kurrë ma optimist sesa jam sot, do t’i kryej këto punë që i kam qit para vetes, e di çka na pret, por e di që do ta kem mbështetjen e aleatëve”, tha tutje ai.