Ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, e ka quajtur për keqardhje, mosgatishmërinë shtetëore për mikëpritjen e përfaqësueses së Izraelit me rastin e ndeshjes që zhvilloi sonte në ”Fadil Vokrri”.
Ajo thotë se kjo ndodhi edhe në aspektin politik por edhe në atë kulturor, transmeton klankosova.tv.
”Mikpritja e Kosovës ndaj Izraelit sonte mbeti e papërfaqësuar – edhe në aspektin politik edhe atë kulturor. Për keqardhje!”.
Ky reagim i saj vie, pas raportimeve, se askush nga përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, këtë të diele, nuk u pa në tribunat e stadiumit për të ndjekur nga afër ballafaqimin që pati Kosova me Izraelin në fushën e gjelbër.
Fushë e cila po ashtu nuk i përkiste kushteve adekuate për lojë, për shkak të gjendjes jo të mirë si pasojë e mosmirëmbajtjes, ndaj kushteve atmosferike aktuale.