Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haradinaj takim vëllazëror me Ramën, kërkesat që ia bëri kryeministrit shqiptar

 
   

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Takimin Haradinaj e ka quajtur vëllazëror, derisa ka thënë se kanë diskutuar për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike.

Haradinaj ka kërkuar nga Rama në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj.

Postimi i tij i plotë:

Sot në Tiranë një takim vëllazëror me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike.

I kërkova kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj.

E falënderova përzemërsisht për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova.