Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.
Kjo u bë e ditur nga Haradinaj me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Prita në selinë e Aleancës z. Michael Davenport, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë. Bashkë diskutuam për zhvillimet aktuale politike dhe për çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit”, ka thënë ai.
Haradinaj ka vlerësuar ndihmën e OSBE-së për institucionet e Kosovës në zhvillimin e demokracisë dhe forcimin e sundimit të ligjit.
“Njëherësh, në takim vlerësova ndihmën në vazhdimësi që misioni i OSBE-së i ka dhënë institucioneve të Kosovës në zhvillimin e demokracisë, forcimin e sundimit të ligjit dhe promovimin e të drejtave të njeriut”, është shprehur Haradinaj.