Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haradinaj takohet me ministrin danez të Drejtësisë: Kërkova që Danimarka t’i ndihmojë Kosovës në rrugëtimin euro-atlantik

 
   

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se sot në selinë e kësaj partie ka pritur ministrin e Drejtësisë së Danimarkës, Peter Hummelgaard Thomsen.

Haradinaj tha se ishte një takim frytdhënës drejt forcimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Danimarkës.

“Ministrin Hummelgaard e falënderova për vizitën dhe mbështetjen që shteti danez i ka dhënë Kosovës në të gjitha etapat. I konfirmova mbështejtjen tonë për marrëveshjen ndërkombëtare që e kemi ratifikuar në Kuvendin e Kosovës”, tha Haradinaj.

Haradinaj kërkoi nga Hummelgard që Danimarka t’i ndihmojë Kosovës në rrugëtimin euro-atlantik.

“Rrugëtimi i integrimit në NATO e BE bëhet me miq. Kërkova që Danimarka ta ndihmojë Kosovën në rrugëtimin tonë euro-atlantik”.