Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët me rastin e vitit të ri 2024, duke thënë se viti që po lëmë pas ishte jo i lehtë për vendin tonë.
“Po e përmbyllim edhe një vit, i cili për shumicën e familjeve të Kosovës nuk ishte i lehtë, për fat të keq edhe për qeverisjen jo të mirë që ka Kosova”, ka thënë ai.
Haradinaj ka uruar që viti 2024, krahas të drejtës për të lëvizur lirë drejt vendeve të BE-së, të shënojë edhe kthesën e madhe të zhvillimit ekonomik, qeverisjes dhe jetës së lumtur në Kosovë.
“Gëzuar për të gjithë ju!”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.