Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e 24-vjetorit të themelimit të Aleancës në Viti.
Haradinaj para strukturës së degës ka thënë se në programin e Aleancës, Vitia përfshihet në një valë investimesh që do ta bëjnë të jetueshme këtë komunë.
“Aleancën në Viti, në 24-vjetorin e themelimit të degës atje, e përgëzova për dinamikën që kanë krijuar me aktivitetet e tyre në dobi të qytetarëve. I njoftova vitiasit, se Aleanca është në përmbyllje të hartimit të programit qeverisës, ku përpos orientimeve kryesore programore, edhe ky rajon i harruar nga qeveria aktuale, do të përfshihet në një valë investimesh që do ta bëjnë Vitinë më të jetueshme për qytetarët”, ka thënë Haradinaj.