Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se nëna e tij, Rukë Haradinaj e ka ditëlindjen.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se nëna e tij, shumë prej ditëlindjeve të saj i ka kaluar me mallin për djemtë e rënë dëshmorë dhe familjarët e tjerë, por që nuk është dorëzuar kurrë.
Ditëlindja e nënës Rukë, do të ishte nesër, por Haradinaj tregoi se në respekt të kujtimit të saj për Luanin ia kanë shënuar sot.
Postimi i plotë:
Të paçim përjetë Nana Rukë!
Sonte jemi mbledhur për ditëlindjen tënde, shumë prej të cilave i ke kaluar me kujtimin e mallin e pashuar për djemtë tu; Shkëlzenin, Luanin e Enverin, nipin Shqipdonin, Nanën Aze dhe gjyshen Zize, por që kurrë nuk u dorëzove e përherë e fortë qëndrove!
Ditëlindja jote do të ishte nesër, në ditën e rënies së Luanit, por që në respekt të kujtimit tënd për të, po ta shënojmë sonte! Gjithmonë ke qenë drita e kësaj shtëpie, ti që na bëre këta që jemi sot, me djem, nuse, nipa e mbesa.
E paç gjithmonë zemrën plot, siç e ke plot shtëpinë!
Të paçim Nanë!