Takimi i Kryesisë së degës së LDK-së në Vushtrri i mbajtur sot, nuk kaloi si është më së miri, pasi pati një përleshje mes anëtarëve të kësaj kryesie, i përfshirë këtu edhe ish-kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
Në një video të siguruar nga GazetaBlic shihet se njëri nga anëtarët ia thotë në sy Tahirit se është pishman për votën që ia ka dhënë.
“Unë ty të kam votuar, haram të qoftë vota ime”, dëgjohet duke thënë ai.
Avdi Avdiu i cili është anëtar i LDK-së në Vushtrri përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” tha se, Xhafer Tahiri po e shkatëron degën e LDK-së në Vushtrri, ku me disa individ të cilët janë emëruar anëtarë të kryesisë në mënyrë jo legjitime sipas tij, ai po pretendon ti organizon zgjedhjet në mënyrë klandestine.
Avdiu thotë se gjatë këtij takimit, Tahiri provokoi dhe ofendoi anëtarët e kryesisë.
“Për shkak të acarimit të situatës, në takim ne shumica e anëtarëve te kryesisë u detyruam ta lëshojmë mbledhjen. Me këtë rastë kërkojmë urgjentisht nga kryetari dhe kryesia qëndrore të ndërmarrë masa konkrete”, shkruan tutje ai.
Shkrimi i plotë:
Deklaratë e anëtarëve legjitim të kryesisë, lidhur me takimin e kryesisë së Degës së LDK së në Vushtrri e mbajtur me datë 13.06.2023
Shumica e anëtarëve të krysisë të cilët janë legjitim, deklarojnë se u përbuzë vullneti i shumicës nga individi i cili humbi pushtetin në zgjedhjet e fundit, që me të njëjtën arrogancë e injorancë po e shkatëron degën e LDK-së në Vushtrri, ku me disa individ të cilët janë emëruar anëtarë të kryesisë në mënyrë jo legjitime po pretendon ti organizon zgjedhjet në mënyrë klandestine.
Ne kemi pritur që në këtë takim të mbizotërojë një frymë feste dhe atmosferë pune, por z.Tahiri filloi të provokoi dhe ofendoi anëtarët e kryesisë.
Për shkak të acarimit të situatës, në takim ne shumica e anëtarëve te kryesisë u detyruam ta lëshojmë mbledhjen. Me këtë rastë kërkojmë urgjentisht nga kryetari dhe kryesia qëndrore të ndërmarrë masa konkrete .