Temë e emisionit Review, në Euronews Albania këtë të shtunë ishte arrestimi i mjekut Dervish Hasi për kryerjen e marrëdhënieve me një vajzë të mitur 16-vjeçe, të cilën e prezantonte si gruan e katërt.
E ftuar në studio Migena Balla, mori në mbrojtje mjekun kur tha se në Shqipëri ka vakum ligjor në lidhje me poligaminë dhe nuk ka asnjë ligj që e ndalon një person të jetojë me më shumë se një grua.
Migena Balla: E para unë dua të kontestoj titullin tuaj që e quani “haremi i doktorit”, pasi është një linçim që i bëhet jetës personale të dikujt dhe nuk është aspak e drejtë që ne si opinion publik të analizojmë jetën personale të disa personave të implikuar në këtë histori, ku një pjesë janë fëmijë.Janë 7 fëmijë që jeta u ka ndryshuar nga linçimi publik i jetës personale të një individi, brenda mureve të banesës së një idividi, ku asnjë ligj dhe asnjë media ka të drejtë të hyjë dhe të gjykojë.
Jonida Shehu: Le të ngelemi pak këtu, ju thoni që është gabim termi “harem”, çfarë ishte ajo që doktori kishte ndërtuar, çfarë terminologjie do të ishte më e sakta që një njeri ka ndërtuar jetën e tij dhe sot është përballë drejtësisë me dy akuza.
Migena Balla: Ju po shkelni dy ligje në të njëjtën kohë. E para po ndërhyni jetën personale të dikujt, ku është interesi jonë publik si quhet jeta personale e dikujt. Ku është interesi publik, kur është jeta personale. Ky është një linçim fyes për ata fëmijëve të cilëve do tu thonë në shkollë që babai i tyre ka një harem. Se çfarë ai njeri bën me jetën e vetë, se sa gra merr, se me sa gra jeton, nuk ka ligj në Shqipëri, nuk ka asnjë ndalesë ligjore që të jetojë me 10 gra dhe të bëjë atë që thoni ju “harem”. Në Shqipëri ka vakum ligjor për këtë gjë.