Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hashani: Qeveria duhet ta ndryshojë sistemin pensional

 
   

Profesori universitar, Medain Hashani, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta krijojë një sistem pensional të qëndrueshëm i cili i mungon tash e sa vite Kosovës, ndërsa ka kërkuar që i njëjti të krijohet në tri shtylla, siç është në shtetet e Bashkimit Evropian.

Sipas tij, në Kosovë është vetëm shtylla e Sistemi Pensional Shtetëror dhe se i mungojnë shtylla e kontributit suplementar dhe shtylla e kontributit vullnetar.

“Fillimisht nevojitet qe qeveria e Kosovës së bashku me Kuvendin e Kosovës duhet të krijoj një sistem pensionale i cili i mungon Kosovës. Për arsye se sot të gjithë pensionistët në këtë rast, paguhen mbi bazën e anës vullnetare që e ka një masë të caktuar, pastaj do të thotë njëjtë sikur me ata të cilët kanë paga të majme me një farë mënyre në përgjithësi, ata në fund kur të dalin në pension kemi në rënie drastike në marrjen e pensionit shtetëror. Shteti duhet ta krijoj një sistem pensional të qëndrueshëm, për arsye se të ne momentalisht funksionon vetëm një shtyllë, të gjitha vendet e BE-së e kanë të zhvilluar në tri shtylla të sistemit pensional të tyre. Për arsye se njëra shtyllë ka të bëjë me pensionin shtetëror që e përfiton si Trusti Pensional që është te ne. Shtylla e dytë është shtylla e kontributit suplementar dhe shtylla e tret është kontributit vullnetar. I bije që kulmi i sistemit pensional në vendet e BE-së i ka tri shtylla dhe është i mbrojtur si sistem në përgjithësi, ndërsa ne e kemi vetëm një shtyllë që është Sistemi Pensional Shtetëror”, ka thënë ai.

Profesori i ekonomisë ka thënë se qeveria fillimisht duhet që të siguroj sistemin pensional të qëndrueshëm, e pastaj të ndërmerr hapa që të krijoj Ligjin e ri për Trustin, pasi sipas tij, ligji aktual është i hartuar që nga koha e UNMIK-ut.

“Në këtë rast shteti duhet të ndërmerr hapa të mjaftueshme për me siguruar fillimisht sistemin pensional, pastaj me e marr në rishqyrtim ligjin e trustit pensional. A është i mirë a është i keq, ne mund të japim përfundime të tanishme që a duhet me u rreshkura, unë mendoj që duhet me u rishikuar për arsye se është një ligj që është bërë kryesisht në kohën e UNMIK-ut dhe mendoj që kjo rregullore, se është rregullore në fuqi, duhet të behët një ligj i veçantë për trustin pensional të Kosovës”, ka thënë ai.

Sa i përket opinioneve që qytetarëve të ju lejohet qasja në Fondet që kanë grumbulluar në Trust gjatë viteve, Hashani ka thënë se kjo gjë është një rrugë e rrezikshme për stabilitetin e Fondit Pensional.

“Kjo është e rrezikshme për arsye se nuk ka siguri as një i punësuar me mjete e Fondit të cilat i ka të deponuara apo të paguara në Fondin e tij pensional dhe nuk bënë assesi të lejohet nga ana e qeverisë dhe nga ana e Kuvendit të Kosovës që qytetari të vendos për mjetet e Fondit të vetë. A ka alternativa të ndryshme, ka alternativa të shumta por të cilat duhet që të diskutohen sepse buxheti i Fondit Pensional në Kosovë është rreth 3 miliard euro dhe tre miliard euro me hy në qarkullim mundësh të gjithë punonjësit me i tërheqë për një herë. Mirëpo mundet me u krijuar situata të pa lakmueshme nga ana e Bordit të Fondit Pensional, nga ana e menaxhmetit për arsye se ata kanë investuar në tregun e aksioneve dhe kanë obligime kontraktual për mjetet të cilat i kanë investuar, nevoja për tërheqje e hap një rrugë që është mjaftë e rrezikshme për stabilitetin e Fondit Pensional”, ka thënë ai.