
Ish-presidenti Hashim Thaçi ka arritur në vendlindjen e tij në Burojë për shkak të gjendjes shëndetësore të babait të tij.
Siç merr vesh media, Thaçit i është aprovuar kërkesa për vizitë nga Gjykata Speciale.
Kjo është hera e dytë që Thaçi vjen te familja e tij për shkak të gjendjes shëndetësore të prindërve të tij.
Foto nga vendi i ngjarjes
Detaje të tjera priten të jepen gjatë ditës.