Gjergj Dedaj ka vazhduar dëshminë e tij në gjykimin ndaj krerëve tq UÇK-së.
Prokurorja: Keni thënë që shkuam në një shtëpi në periferi të Qirezit, çfarë ju tha UÇK-ja lidhur me hetimin për delegacionin tuaj a kishin konstatuar ndonjë gjë?”, ka pyetur prokurorja.
Dedaj: Krejt në rregull, jeni të lirë dhe po e shikojmë mundësinë e parë më të mirë më të përshtatshme që ju me u kthy sigurt prej forcave serbe në Prishtinë, gjë edhe cila ka ndodhur ashtu.
Prokurorja: Nga Qirezi ju quan në Prishtinë apo diku tjetër?
Dedaj: Kemi shkuar në një fshat Krasmirovc të gjithë së bashku, na ka shtruar i zoti i shpisë i familjes Mehmeti një drekë, aty jemi çlodh, kush ka ditur të luaj shah ka luajtur shah pra pjesëtarët e UÇK-së me delegacionin.
Dedaj është pyetur nga prokurorja për udhëtimin me veturë bashkë me Sabit Gecin e Hashim Thaçin.
Dedaj: Makinën e ka drejtuar Sabit Geci dhe pas me mua ka qenë ulur Veli Bytyqi.
Prokurorja: A ju kujtohet të ketë pasur lajme në radio që ministri i Mbrojtjes Ahmet Krasniqi u vra në Tiranë dhe se Hashim Thaçi e Sabit Geci ishin shumë të gëzuar entuziastë dhe po flisnin me njëri tjetrin, u kënaqun?
Prokurorja ia ka rikujtuar Dedajt dëshminë që e kishte dhënë më herët e cila ishte si vijon:
“Na vendosën në veturë me Veli Bytyqin, Hashim Thaçin dhe Sabit Gecin. Sabit Geci ishte shoferi ndërsa unë dhe Veli Bytyçi ishim në sediljet pas… ata lëshuan radion për të dëgjuar lajmet dhe ne dëgjuam se ministri i mbrojtjes Ahmet Krasniqi ishte vrarë në Tiranë, Hashimi dhe Sabiti ishin të gëzuar, në realitet ata ishin të entuziazmuar, ata floën me njëri tjetrin, ne nuk e kuptonim se çka bisedonin, por ata ishin shumë të gëzuar. A ju kujtohet që ka ndodhur kjo sa ishit në veturë?”
Dedaj: Nuk më kujtohet që ka ndodhur kjo?
Po ashtu prokurorja e ka pyetur edhe në lidhje me deklaratën se ishte planifikuar vrasja e Agim Krasniqit.
Prokurorja: Po biseda që Sabit Geci bëri me ju që jo 12 por vetëm 13 persona do të kthehen në Prishtinë?
Dedaj: A e keni në plan me më shkatërru mua si gjykatë apo e keni në plan.
Unë kam lyp seancën e mbyllur, ma keni imponuar seancën e hapur.
Do kalojmë në seancë të mbyllur për pak qaste.