Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haxhi Shala para Speciales: Nuk mund të deklarohem pa e pranuar materialin

Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, dhe një ndër komandantët e UÇK-së i njohur si “Topi”, është paraqitur në seancën e parë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Shala tha se për sa kohë që nuk e ka marrë materialin nga Prokuroria… nuk do të mund të deklarohet lidhur me akuzat ndaj tij.

Ai ka thënë se këtë do ta bëjë në seancën e ardhshme.

Gjykata Speciale ka konfirmuar një ditë më parë aktakuzën ndaj Haxhi Shalës, i cili po akuzohet për pengim në administrim të drejtësisë.

Ai është ekstraduar në Hagë dje në mesditë.