Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haxhiu: Infermierët e Kosovës po e gjejnë vetën në Gjermani

 
   

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, vlerësoi se ikja e profesionistëve shëndetësorë nga Kosova është një brenga e të gjithë neve dhe se nëse Qeveria e Kosovës nuk do të merr masa të menjëhershme për të plotësuar kërkesat e profesionistëve shëndetësorë – infermierëve dhe kolegëve të tjerë, do të vijmë në një situatë të kolapsit në sektorin e shëndetësisë për shkak të mungesave të profesionistëve shëndetësorë.

“Është shqetësuese kur brenda 24 orëve nga Gjermania 12 kolegë infermierë postojnë fotografi që kanë braktisur sistemin tonë shëndetësor dhe tani kanë shkuar atje.

Nëse ky trend vazhdon atëherë shumë klinika do të mbesin pa profesionistë shëndetësorë dhe me këtë do të kolapsonte sistemi shëndetësor”.

“Qeveria dhe Kuvendi duhet ta diskutojnë këtë çështje dhe t’i trajtojnë kërkesat e profesionistëve shëndetësorë”, deklaroi Haxhiu për emisionin Edicioni Special në Klan Kosova.