Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haxhiu: Ka raste kur me SHBA-në kemi qëndrime të ndryshme, por nganjëherë kërkesat janë të pajustifikueshme

 
   

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se është e qartë se ka pasur raste që Qeveria e Kosovës nuk ka qenë në të njëjtin qëndrim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haxhiu tha se është normale që të kenë qëndrime të ndryshme në raport me çështje të ndryshme, por sipas saj, këto qëndrime ndryshe kanë ardhur në shprehje për shkak të veprimeve të qeverisë në veri të vendit.

“Është normale dhe nuk e shoh si situatë të jashtëzakonshme për sa kohë jemi populli më pro-amerikan dhe më pro-perëndimor dhe nuk vlerësoj se ka ndonjë rrezik për të prishje të raporteve”, tha Haxhiu në “DPT te Fidani”..

Më tej, Haxhiu tha se përkushtimi i qeverisë është maksimal për rend dhe ligj në veri të vendit, teksa kërkesat e ndërkombëtarëve tha se nganjëherë për të janë të pajustifikueshme.