Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haxhiu: Kompanitë private po tentojnë t’i fusin duart në Projektligjin për çmimin e barnave

 
   

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka deklaruar se kompanitë private medicinale po tentojnë t’i fusin duart në Projektligjin për çmimin e produkteve medicinale.

Sipas tij, kompanitë jashtë Kosovës kanë dërguar e-mail në grupin punues për të larguar në draftin e parë paragrafin i cili e rregullon deklarimin e çmimit nga prodhuesi vendor që ishte kërkesë e një kompanie vendore.

Ndonëse nuk ka përmendur emrin e kompanisë, Haxhiu tha se ajo është nga Maqedonia e Veriut dhe se që kërkon të largohet paragrafi në nenin tetë për metodologjinë e përcaktimit të çmimeve të produkteve.

Po sigurisht, në grupin punues e kemi diskutuar këtë çështje dhe ka pasur kompani jashtë Kosovës që kanë dërguar imell në grupin punues, në Ministrinë e Shëndetësisë, për të larguar në draftin e parë paragrafin i cili e rregullon deklarimin e çmimit nga prodhuesi vendor që ishte kërkesë e një kompanie vendore. Në Komision është thënë, është thënë edhe në grup punues që ka pas kompani nga jashtë Kosovës, konkretisht nga Maqedonia e Veriut që të largohet paragrafi në nenin tetë për metodologjinë e përcaktimit të çmimeve të produkteve medicionale, deklarimi i çmimit nga prodhuesi vendor e që është diskriminues për të gjithë prodhuesit aktual vendor por edhe për prodhuesit e mundshëm të ardhshëm të cilët e kanë të detyruar sikurse në vendet tjera të deklarojnë çmimit të prodhimit por pastaj me pas mundësi që ato produkte t’i plasojnë në treg, dhe këtu po vërehet që në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë ka pasur një interferim të kompanive farmaceutike nga jashtë Kosovës”, u shpreh Haxhiu për eo.

Krahas kësaj, deputeti i PDK-së ka kërkuar që në këtë Projektligj të futet një paragraf ku rregullohet deklarimi i çmimit nga prodhuesi vendor.

Kompania përveç certifikatës së prodhimit dhe autorizim i marketingut, ajo është e obliguar ta deklarojë edhe çmimin e prodhimit të cilin ia propozon Komisionit pranë Ministrisë së Shëndetësisë e cila pastaj ia aprovon, mirëpo kompania ka deklaruar se nëse nuk i njihet e drejta e deklarimit të çmimit si prodhues, ai e ka vështirësi ta plasojë atë produkt edhe në vendet jashtë Kosovës. Me çka ne e dëmtojmë kompaninë nëse nuk e mbështesim një paragraf të tillë, ku rregullohet deklarimi i çmimit nga prodhuesi vendor, sepse të gjithë prodhuesit në të gjithë botën e bëjnë deklarimin e çmimit, pse me ia mohu prodhuesit të Kosovës dhe kjo ishte arsyeja pse nuk pat një gatishmëri që projektligji të kalojë pa këtë dhe kishte edhe një përplasje mes deputetëve të mazhorancës në raport me propozimin që e ka sjellë Ministria e Shëndetësisë”, u shpreh Haxhiu, teksa kërkon që si ligjvënës të mbrohet prodhuesi vendor”.

E drejta e kompanive për të lobuar është e tyre sepse kompanitë lobojnë për të rregulluar çështjet të caktuar me ligj. Mirëpo është edhe e drejt e jona si deputet me e mbrojtur prodhuesin vendor, ne e kemi obligim, ne nuk mundemi me e njohur certifikatë e prodhimit prodhuesit të Maqedonisë, e mos me i’a njoft certifikatën e prodhimit ose deklarimin e çmimit prodhuesit vendor. Ne po ja njohim deklarimin e çmimit prodhuesit Maqedonisë, Malit të Zi, Sllovenisë ose vendeve te BE-së, po këtë po ja mohojmë siç e ka propozuar Ministria e Shëndetësisë po ja mohojmë me e deklarua çmimin prodhuesit vendor”, tha Haxhiu.