Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haxhiu: Kurti e ka dëshmuar që veriu nuk është çështje e policisë por e një zgjidhje politike

 
   

Gazetari Baton Haxhiu ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti na ka dëshmuar që çështja e veriu i Kosovë “nuk është çështje e policisë” por “nuk është çështje e policisë”.

“Kurti edhe njëherë ka dëshmuar që veriu nuk është çështje e policisë por është çështje e një zgjidhje politike ose përmes dialogut. Këtë një vit, Kurti është marrë me gjëra të vogla dhe ka çuar në limit durimin e Bashkësisë Ndërkombëtare saqë janë detyruar që edhe pas Banjskës të vënë sanksione”, tha ai.

Sipas tij, Kurti ka një perceptim të ndryshëm për presidentin serb, Aleksandër Vuçiq nga ai i bashkësisë ndërkombëtare.

“Mendoj që Kurti e ka keqkuptuar edhe rolin e Bashkësisë Ndërkombëtare karshi Vuçiqit duke menduar se Vuqiçi është një Millosheviq i ri në botën politike serbe, ai i ka dhënë një dimension Vuçiqit që Bashkësia Ndërkombëtare nuk ia pranoi. Fakti se Bashkësia Ndërkombëtare e trajton më shumë si Tito Vuçiqin sesa si Millosheviqin, tregon se Kurti nuk e ka kuptuar rolin e Vuçiqit, Serbisë e Bashkësisë Ndërkombëtare karshi Serbisë, prandaj janë gjithë këto gabime për një vit”, tha më tej Haxhiu.