Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka mirëpritur arrestimin e administratorit siç shkruan ajo grupit më denigrues që ka ekzistuar ndonjëherë “Albkings”.
Ky grup, sipas Haxhiut numëronte rrëth 100 mijë përdorues, të cilët e shfrytëzonin si platformë për denigrim, shantazh, kërcënim, shpifje dhe abuzim ndaj vajzave dhe grave.
“Në këtë grup në vazhdimësi janë shpërndarë fotografi dhe video të vajzave dhe grave, duke përfshirë vajza të mitura”, ka shkruar ministrja e Drejtësisë.