Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haxhiu: Pa dallim gjinie, të bashkuar kundër dhunës me bazë gjinore

 
   

Në vend të një ceremonie përmbyllëse për Fushatën Globale ”16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka zgjedhur një qasje ndryshe duke dërguar mesazh përmes një videoje.

”Jemi të vetëdijshëm që kemi bërë shumë, por kemi ende shumë punë përpara”, u shpreh ajo.

Haxhiu ka bërë thirrje për unitet dhe bashkëpunim mes burrave dhe grave për mbrojtjen e vajzave dhe grave.

”Sot dhe çdo ditë tjetër!” ishte mesazhi i saj për të vazhduar angazhimin pa dallime gjinore.