Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka folur për vendimin e Qeverisë për dhënien e 24 hektarëve për Manastrin e Deçanit.
Ai ka thënë se po të ndodhte që ky vendim i Gjykatës që buron nga një vendim i Sllobodan Millosheviqit të zbatohej kur ata ishin në pushtet sot rrugët e Prishtinës do të përgjakeshin nga protestat e Vetëvendosjes, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Ju kujtohet se edhe në të kalurën ka pasur protesta edhe në Deçan, Albini ka dërguar autobusë me njerëz për të protestuar prej Prishtinës, por sot si kryeminstër e ka zbatuar një vendim për të ia falur tokën Manastirit të Deçanit. Falja e tokave shkoi kot, sepse u arsyetuan në emër të aaj për anëtarësim në KiE, tani doli që janë edhe dy kushte të tjera.”, tha Haxhiu.
I pyetur se përse opozita nuk organizoi protestë për të kundërshtuar këtë vendim, ai tha se qasja e tyre politike dallon shumë nga ajo që e ka bërë Lëvizja Vetëvendosje.
“Dallon shumë edhe për nda mënyra e opozitarizmit sepse janë argumentet ato që duhet te jenë në tavolinë dhe debate politike. I kemi lënë shumë hapësirë Albinit që të punojë por ai ka punaur pak. Ndërsa qeverisja e tij duket të jetë shumë e korruptuar dhe duke qenë e korruptuar del që të jetë edhe e shantazhuar. Përndryshe, nuk ka se si të arsyetohen veprimet e kësaj qeverie për të bërë koncesione të tilla në dëm të tokave të Kosovës.”, tha Haxhiu në DPT të Fidani.
Haxhiu është shprehur se kushdo që ka pasur iluzione se Kurti është i jashtëzakonshëm e ka pasur gabim, meqë sipas tij cdo ditë po shihet se duke i mbrojtur ambasadorin Martin Berishaj, aferën e korrupsionit në energji, mbrojtja e ministres Rozeta Hajdari për dyshimet për dallavere me rezerva shtetërore, mund të jenë çështjet që Kurti shantazhohet nga ndërkombëtarët.
” Jo unë por qytetarët që e kanë votuar kanë pritur që Albin Kurti do ta luftojë korrupcionin, nuk do të mbajë në qeveri njerëz me aktakuza, abuzime me tenderët njëburimor.”, u shpreh Haxhiu.
Deputeti Haxhiu, tha se ky vendim është “fiasko” për Albin Kurtin.
Ai u shpreh se ky vendim i Gjykatës Kushtetuese ka qenë në tavolinën e qeverisë që nga viti 2016 dhe nuk u zbatua nga asnjë kryeministër para Kurtit.
Haxhiu tha se populizmi i Kurtit në veri po përfundon dhe se ai do të fillojë implementimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Ky e ka marrë obligim në Ohër. Ky gjithmon ka bër sikur po reziston por krejt jeta politike e Albin Kurtit është tërheqje, dorëzim, mashtrim.”, tha ai.
Haxhiu tha se edhe vet kryeministri e ka pranuar që e ka pranuar Asociacionin.
Sipas tij, pas sulmit në Banjskë është dashur të ndryshohet formtai i dialogut.
Haxhiu tha se në një situatë si kjo Kurti do të duhej të jepte dorëheqje dhe të kërkkonte falje për kauzat e rrejshme.