Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haxhiu: Refuzoj të jetoj në një shoqëri ku gratë dhe vajzat shihen si qytetare të dorës së dytë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se secila viktimë që potencialisht mund të jetë e dhunuar në të ardhmen, duhet ta dijë që e ka mbështetjen e plotë institucionale dhe shoqërore, sepse kjo, siç tha ajo, ndidhmon në raport të dhunës dhe jo në heshtje.

Gjatë fjalës së saj në konferencën “Zbatimi i Konventës së Stambollit përmes praktikës gjyqësore: Dialogu gjyqësor për përgjigje gjyqësore efektive”, Haxhiu tutje u shpreh se adresimi i dhunës në familje është prioritet i qeverisë së Kosovës.

“Vlerësoj faktin që për herë të parë në Institucionet e Kosovës kanë marrë përsipër përgjegjësinë që kanë për adresimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore. Asnjë nga hallkat nuk duhet të dështojë përndrsyhe do të ballafaqohemi sërish me vrasje të vajzave dhe grave dhe me shkeljen e të drejtave të tyre. Secila viktima që potencialisht mund të jetë e dhunuar në të ardhmen, duhet ta dijë që ka mbështetjen institucionale dhe shoqërore, sepse kjo ndihmon në raport të dhunës dhe jo në heshtje dhe në parandalim të këtyre rasteve gjithnjë nëse vendimet ndaj dhunuese janë në përputhje me legjilascionin në fuqi”.

“Nga viti 201, adresimi i dhunës në familje është prioritet i qeverisë së Kosovës. Si qytetare e këtij vendi, si grua, si nënë dhe si ministre, refuzoj të jetoj në një shoqëri ku gratë dhe vajzat shihen si qytetare të dorës së dytë, prandaj po angazhohem që ta thyej këtë mentalitet patriarkal. Jam e bindur që nëse ka përbashkim forcarsh, atëherë do të kemi sukses në përpjekje tona për barazi dhe respekt të dinjitetit. Bëj thirrje që normat shoqërore që shpesh arsyetojnë dhunën, të luftohen dhe secili institucion përgjegjës ta kryej obligimin që ka”, tha ministrja Haxhiu.