Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka rrëfyer për punë e tij në ish-Shërbimin Informativë të Kosovës(SHIK), ai ka thënë se ky shërbim ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në Kosovë qysh nga pas lufta deri të shpallja e Pavarësisë së Kosovës.
Sipas tij shërbimi i tij në SHIK, ka qenë vetëm për Kosovën dhe për asnjë qëllim tjetër.
“Shërbimin Informativë i Kosovës në periudhën sa ka punuar ka luajtur një rol shumë të rëndësishme qoftë në procesin e pas luftës, por dhe pastaj në procesin e shpalljes së pavarësisë dhe të sigurisë”, ka deklaruar Haxhiu. në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini.
Më tutje ai ka thënë se Serbia dhe pse ka humbur luftën në vitin 1999 ajo kurrë si ka ndalur përpjekjet kundër Kosovës.