Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar familjen e heroit Afrim Bunjaku, me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Në llogarinë e saj në Facebook, Haxhiu ka publikuar një fotografi me familjarët e Bunjakut.
“Për Bajram në familjen e heroit Afrim Bunjaku!”, ka shkruar Haxhiu.
Afrim Bunjaku mbeti i vrarë në sulmin terrorist që u krye ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator 2023 në fshatin Banjskë.