Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haxhiu – Tahirit: Thaçi bënte pazare me Vuçiqin se si t’i amnistonin krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj deklaratave të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili ka thënë se votimi për Ligjin për Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë është akt antikombëtar.

Haxhiu tha se ka qenë Tahiri që sa ishte ministër i Drejtësisë e kishte mbyllur këtë Institut.

“Deputeti me shurdhues paska thënë se votimi për Ligjin për Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë është akt antikombëtar. I njëjti gjatë kohës sa ishte Ministër i Drejtësisë kishte mbyllur Institutin, në vend të fuqizimit të tij. Pra konsistenca e tij vazhdon. Përveç kësaj, nuk njihet për asnjë veprim serioz në adresim të krimeve të luftës. Ishin pikërisht këta që para 10 viteve i amnistuan kriminelët serb të përfshirë në vepra të rënda kriminale. Madje pikërisht gjatë kohës së qeverisjes së tyre, ish kryeministri Thaçi bënte pazare me Vuqiqin se si t’i amnistonin krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar ministrja në Facebook.

Ndërsa, ajo thotë se për herë të parë “me Qeverinë tonë, adresimi i krimeve të kryera gjatë luftës, përveç që është prioritet i Qeverisë, deri tani, përveç ngritjes me ligj të Institutit që do të dokumentojë krimet e kryera gjatë luftës, jemi në prag të finalizimit të Strategjisë për drejtësi tranzicionale”.

Haxhiu ka shkruar se janë në prag të finalizimit të Strategjisë për drejtësi tranzicionale.

“Kemi shtuar buxhetin për shtimin e numrit të prokurorëve special në PSRK dhe në policinë e Kosovës e po ashtu kemi mundësuar gjykimin ne mungesë për kriminelët e luftës që tashmë ka filluar zbatimi në praktik i tij”, ka shkruar ajo.