Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haxhiu: Të merret vendim i merituar për krimin makabër ndaj Liridonës

 
   

Ish-deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, e cila ishte mësimdhënëse e të ndjerës, Liridona Ademaj, ka folur në magazinën “Lajmet e Fundit” për kujtimet me nxënësen e saj, duke e çmuar për personalitetin të cilin ajo e ka pasur.

Haxhiu ka thënë se është thellë e tronditur nga ajo që i ka ndodhur Liridona Ademajt. Ish-deputetja e AAK-së ka kërkuar drejtësi meritore për këtë krim makabër.

“Kërkojmë drejtësi, për shkak të vet rastit. Institucionet vepruan me kohë, në shpejtësinë më të madhe për të identifikuar kryerësit e krimit, mirëpo uroj që institucionet ta marrin vendimin e merituar për akterët që e kanë bërë krimin më makabër, ndoshta për këto vite sa kam jetë”, ka deklaruar Haxhiu.

“Liridona ka qenë shumë aktive, ndoshta më e gjallë sesa të gjithë moshatarët e vet. Ashtu siç reflekton edhe në fotografi, edhe atëherë si fëmijë ka qenë e njëjta, pozitive dhe e dashur për krejt. Si nënë që jam, lajmi ka qenë diçka që nuk kemi mundur as ta imagjinojmë se mund të ndodh te një nënë, motër, grua. E aq më tepër e porositur nga personi me të cilin i ke dy fëmijë të mrekullueshëm, nga ai që pret të mbrohesh e jo të të dërgojë në pabesi”, ka deklaruar Haxhiu.

Haxhiu, e cila është mësimdhënëse në fshatin Sheremet të Gjakovës, ka thënë se rivarrimi i Liridonës sado pak e lehtëson barrën e dhimbjes, transmeton RTKlive.  

“Pas lajmit tronditës që na ka kapluar që pesë ditë rresht, sot ka qenë një lehtësim i vogël. Sot ia dhamë lamtumirën e fundit Liridonës, aty ku është rritur, edukuar dhe ku ka pasur shumë ëndrra në jetë. E ka dashur shumë jetën”, ka deklaruar tutje me emocion Teuta Haxhiu.