Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur edhe për mos përfshirjen e Agim Veliut në listën e kandidatëve të LDK-së për deputetë.
Ai ka thënë se mos kandidimi i tij erdhi si pasojë e mos propozimit nga dega e Podujevës.
“Krejt kjo ka të bëjë me mënyrën dhe modalitetin që ne kemi bërë në nivele të brendshme të partisë, ku fatkeqësisht dega e Podujevës nuk e kandidu.
Agim Veliu ka pas vullnet dhe gatishmëri me u kandidu, por s’ka gjet mbështetje për kandidim”, ka thënë ai.