Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haziri i kërkon Osmanit ta ushtrojë detyrën kushtetuese për uljen e tensioneve në veri

 
   

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kërkuar Vjosa Osmani që ta ushtrojë detyrën e saj kushtetuese për të kontribuar në uljen e tensioneve në veri të vendit.

Në një postim në Facebook, Haziri ka thënë se presidentët historikisht në Kosovë kanë pasur role unifikuese.

“Presidentja ta ushtrojë detyrën e saj kushtetuese për  uljen e tensioneve në Veriun e Kosovës. Presidentët historikisht në Kosovë kanë pasur role unifikuese, duke dhënë kontributin e tyre në procese të ndryshme siç ishin protestat e dhunshme të vitit 2015, në dialogun e Vjenës e procese të tjera”, ka shkruar ai.

Haziri tutje ka thënë se presidentët kanë luajtur rol kyç në raportet e Kosovës me shtetet e BE-së, e sidomos edhe me ShBA-të.

Ndryshe, në komunat në veri për pesë ditë me radhë kanë protestuar grupe të qytetarëve serbë duke kundërshtuar kryetarët shqiptarë atje. Këto protesta më 29 maj u shndërruan në përleshje të dhunshme, ku mbetën të lënduar dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it, por edhe protestues.

Në dy ditët e fundit, situata është më e qetë, ndërsa është paralajmëruar se shumë shpejt mund të ketë zgjedhje të reja.