“Kjo qeveri ka agjendë të fshehur”, thotë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.
Haziri të mërkurën ishte i ftuar në emisionin “ZEN me Artan Behramin” në T7, ku tha se LVV-ja kishte edhe më herët “agjendë të fshehur”.
“Besoj edhe sot ka. Kjo qeveri ka agjendë të fshehur. Agjendë që Kosovën e ka pru në kauza të rrejshme. Me e përshkru me një fjalë: krejt çka ka thënë Albin Kurti nuk ka bë deri sot, krejt çka nuk ka thënë, është duke i bë”, tha Haziri.
Duke folur për mbështetjen që mori dhe që e ka tash LVV-ja, Haziri tha se “Mitrovica është burim i inspirimit të këtyre shifrave”, duke iu referuar tensioneve në pjesën veriore të vendit.