Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haziri kritika Kurtit: Draft-statutin për asociacionin po vijon ta mbajë në “terr të plotë”

 
   

Nënkryetari I Lidhjes Demokratike të  Kosovës, Lutfi Haziri, në intervistë për “Ballkan Update” foli për procesin e dialogut dhe krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. A kritikoi kryeministrin e Kosovës, i cili sipas Hazirit po vijon ta mbajë në errësirë të plotë draftin e asociacionit.

“Natyrisht që qëndrimin amerikan është konsistent në mbështetje për procesin e dialogut. Në dritën e draft statutit, ajo që doli edhe në debatin parlament nga kryeministri i Kosovës, i cili vijon ta mbajë dokumentin e mbyllur, por mosndarja e tij as me liderë te opozitës tregon qartë se Kurti po vazhdon në formatin e tij për ta mbajtur procesin në terr. Ambasadori amerikan konfirmoi se qeveria e Kosovës duhet të jetë bashkëpunuese dhe pragmatike ne arritjen e një pajtueshmërinë për draft-statutin për asociacionit”, tha ai.

Me tej Haziri u shpreh se Kurti mbart mbi vetë paqartësi të madhe kur vjen tek drafti, pasi në këtë linjë ai artikulon mendime të ndryshme.

“Kryeministri i Kosovës thotë herë është pranuar, por nuk është nënshkruar, herë thotë se është pranuar dhe duhet të ecim para, është ai që po shkakton mjegull politike”, tha ai.

Numri dy i LDK-së u ndal edhe tek vizita e Kurti në Paris, ndërsa shtoi se BE dhe SHBA nuk u besojnë më liderëve në nivel deklaratash publike, por duan zotime konkrete për zbatimin e marrëveshjeve.

“Format më të madh se ai i Brukselit herën e fundit, Kosova nuk ka për të patur. Tani treshja e madhe evropiane nuk u beson palëve, përfshirë dhe Kurtin për zotime deklarative. Ata presin rezultate të prekshme dhe zbatimi i marrëveshjes në radhë të parë në pajtimin për sekuencimin e marrëveshjes dhe implementimin pa kushte të palëve është arritja e tyre.  Nesër në Paris, në marxhinat e samitit, nëse Republika e Kosovës nuk shkon me veprime konkrete, të prekshme, edhe Serbia nga ana tjetër, sepse Vuçiç nuk amnistohet nga zgjedhjet në Serbia, ai nuk është lider i një partie politike. Nëse nuk ka rezultate të prekshme, praktikisht ne momentumit rastin e Banjskës në Kosovë e kemi humbur, sepse nuk kemi arritur së paku të suspendojmë masat ndëshkuese”, tha Haziri.

Ai apeloi që Kosova nuk duhet të humbasë momentin aktual, por të gjejë kurajën për ta çuar para zotimet që ka marrë në raport me dialogun.

“Në mënyrë simbolike me ju dëshmuar, dje ka qenë vonë, sot je vonë, nesër shkaktojmë  vonesë më të madhe, Pritjet janë javën e ardhmes për rezultat të prekshme dhe pastaj javët dhe muajt e ardhshëm janë dinamike e madhe  në të cilën synon për të marrë trenin e fundit në projeksionin që BE dhe SHBA e kanë bashkërisht në raport me Ballkanit, veçanërisht Kosove dhe Serbia.”, tha ai.