Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haziri kritika Kurtit për veprimet në veri

 
   

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka shprehur kritika ndaj veprimeve të Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti në veriun e vendit, duke bërë thirrje për një qasje më përfshirëse dhe të kujdesshme.

Haziri theksoi se Kosova duhet të tregojë mbrojtje për të gjithë qytetarët, pa dallim etnik apo kulturor.

“Na duhet me demonstru tash si shtet, si republikë, duhet me demonstru që ne e mbrojmë gjithkënd që jeton në Kosovë dhe është i Kosovës. Dhe që nuk flet shqip, edhe që nuk e ka identitetin kulturor dhe etnik të shumicës tonë… ne duhet me demonstrojmë mbrojtje.

Na nuk guxojmë me leju që kryeministri dhe ministrat e Qeverisë që kur të shkojnë në hap një zyre të postës në territor të Kosovë, me demonstru diçka tjetër. Me demonstru organizmin të shërbimit, jo imponim të shërbimit”, ka thënë Haziri.