Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haziri kritika qeverisjes së VV’së në Gjilan: Ku kanë prekë, e kanë bë lloç

Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kritikuar qeverisjen aktuale në këtët qytet që drejtohet nga Lëvizja Vetëvendosje në krye me Alban Hysenin.

Haziir ka thënë se LVV-ja në Gjilan është duke administruar, pasi nuk po qeverisë.

Ai thotë se janë dy vite të humbura për qytetarët e Gjilanit, duke thënë se qytetarët kanë pakënaqësi të mëdha.

”Udhëheqja aktuale është menduar se e ka shndërruar Komunën e Gjilanit në odë, por në vërtetë na ka dalë çerdhe fëmijësh! Po bëhen dy vjet prej kur VV po e administron Gjilanin, nuk po e qeveris. Udhëheqja e Gjilanit e ka shndërruar Komunën në çerdhe fëmijësh. Sipas matjeve të fundit, pakënaqësia e gjilanasve ndaj Komunës është jashtëzakonisht e madhe”.

”Projektet e vërteta të çerdheve ne i kemi lënë të gatshme. Pritni tash kur të dalin në inaugurim e të flasin për to. Projektet tjera zhvillimore kanë mbetur aty ku i kemi lënë para dy vitesh. Ku kanë prek vetë, e kanë bë lloç. Paaftësi, mungesë vizioni e bllokim të projekteve. Dështim monumental. Dy vite të humbura e fatkeqësisht duket se do të jetë mandat i humbur. Gjilani meriton më shumë dhe më mirë”, ka thënë Haziri.