Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri përmes një postimi në facebook ka kujtuar heronjët Sali Çeku e Ibrahim Uruqi- Hushi, Muharrem Ibrahimi, Bahtir Jahiri.
Ai shkruan se ata kishin të përbashkësta idealet për liri e pavarësi.
Haziri ka sjellë edhe një foto të rrallë tek varret e tyre me Presidentin historik Ibrahim Rugova.
Postimi i plotë:
Në 25 vjetorin e rënies kujtojmë heronjtë Sali Çeku e Ibrahim Uruqi- Hushi, Muharrem Ibrahimi, Bahtir Jahiri, të cilët i kishin të përbashkëta idealet për liri e pavarësi, e të përbashkët e patën edhe rilindjen. Le të pushojnë të qetë në Kosovën që e deshën pa kusht, aq shumë!
Përulemi deri në përjetësi. Lavdi!