Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për raportet me ndërkombëtarët.
Haziri tha se fillimisht ndërkombëtarët menduan se Kurti ka ndryshuar, por që sipas tij kjo nuk u doli ashtu.
Ai theksoi se Kurti i ka ndërruar metodat por jo edhe qëllimet politike.
“Kurti i ka ndryshuar metodat dhe jo qëllimet politike. Duke i ndryshu metodat ndërkombëtarët shkaktuan pritje, njëjtë edhe popullit i shkaktoi pritje. Tash po lexohet drejtë tash nuk mund të befasohet për asgjë”, tha ai.
Haziri u shpreh se çështja e dinarit serb ësht ëbarazuar tashmë me sulmin në Banjskë.
“Ne jemi mundësu që paratë po shkojnë për financim të terrorizmit, dhe grupeve që po sulmojnë. E kemi humb argumentin. Nuk e kemi kapitalizu, kemi dështu dhe e kemi barazu një dinar në qarkullim me diçka që është shumë e madhe, që ne Serbisë duhet me ia atribu që strehon terrorist dhe jo vetëm financon”, tha ai.