Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haziri: Kurti ka agjendë të fshehtë, dyshoj që do ta bëjë Asociacionin

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka deklaruar se kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka pranuar politikisht themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Haziri tha se Kurti e ka një agjendë të fshehtë pasi, sipas Hazirit, kryeministri me veprimet e tij po e krijon një përshtypje te ndërkombëtarët që është duke ndryshuar.

“Ai e ka pranuar nëse flasim politikisht, a do ta drafton draft statutin unë dyshoj, kjo është agjenda e fshehur me të cilën ka krijuar përshtypje tek partnerët ndërkombëtarë  që po ndryshon, që është bë nga një refuzues në bashkëpunëtorë, është bë nga një politikan që thotë jo para se me folë gjithçkaje që vjen në raport me Serbinë dhe me dialogun, nga një njeri i cili mund të diskutosh dhe përfundimisht marrëveshja e 28 shkurtit dhe 18 marsit u finalizu në Ohër”, tha ai.

Sipas Hazirit, kryeministri Kurti në takimin e Ohrit të mbajtur me 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, mes tij dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq, e tha një po të madhe sa i përket Asociacionit, pasi sipas nënkryetarit të LDK-së, Kurti nuk ka pasur hapësirë negociuese,  apo siç tha ai, ka qenë mere ose lere.

“Ai e tha një po të madhe, një po e cila u nxorr fakto me metoda të dialogut, ka qenë mere ose lere nuk ka pasë hapësirë negociuese. Ai dokument përfundimisht po e ka thënë një po, një po që në Kosovë është thënë me gjysmë zëri fillimisht nga ana e tij. Kabineti i tij ka fillu edhe me javë të tëra me thënë jo, zv.kryeministrja Gërvalla ka thënë disa herë që nuk është punë që bëhet pa u formalizu marrëveshja, pa u nënshkru marrëveshja nuk kemi obligime, derisa tani e kemi një po më të zbardhur”, tha ai.

Tutje Haziri shtoi se “tani në veprime zotëri Kurt i i është kthyer rolit të tij opozitar, politikisht është kthyer në pikën zero”.