
Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë një takim me strukturën e saj, në Istog, në vendlindjen e ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Siç shkruan nënkryetari i saj, Lutfi Haziri, aty u mblodhën për mobilizim për zgjedhjet nacionale.
”Bashkë me të gjithë kryetarët e degëve të LDK-së në Kosovë, për rikthimin e madh, në vendlindjen e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, në Istog, u mblodhëm për mobilizim për zgjedhjet nacionale.
Lidhja Demokratike e Kosovës është gati me 887 nëndegët tona në Kosovë dhe Mërgatë”.