Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haziri: LDK, plotësisht gati për rikthimin e madh politik – koha e fundit për ta shtrirë Pavarësinë e Kosovës në tërë vendin

 
   

Kryetari i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka thënë se janë gati për ta bërë rikthimin politik në Gjilan dhe tërë Kosovën.

Haziri tha se LDK-ja në Gjilan e ka mbyllur ciklin e takimeve nëpër vendbanime me struktura, ndërsa do të vazhdojnë t’i mobilizojnë nëndegët, forumet dhe qytetarët në çdo lokalitet.

“Nga 19 nëntori, LDK është plotësisht gati për marrë përgjegjësi dhe për ta bërë rikthimin e madh politik në Gjilan e në nivel të Republikës”.

“Zgjedhjet e brendshme, reforma strukturore, mobilizimi e rikthimi i besimit te qytetaret, programi sektorial, detaj e opsione për zgjidhjen e problemeve të brendshme të Kosovës, janë garancë e rikthimit të madh i cili do të ndodhë së shpejti”, shkroi Haziri.

Tutje, Haziri tha se LDK-ja mund ta kthejë besimin tek partnerët dhe ta forcojë rolin e Kosovës në rajon.

“Do ta rikthejmë besimin te partneret, forcimin e rolit të Kosovës në regjion dhe shpresë për hapa të sigurt në integrime BE dhe NATO”.

“Koha e fundit për ta bërë lirinë e Kosovës për të gjithë, për ta shtrirë Pavarësinë e Kosovës në tërë vendin e për demokraci funksionale për qytetarët”, tha ai.