Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka kritikuar zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje për mosreagim lidhur me arrestimin e një ish-ushtari të UÇK-së. Ai tha se për arrestimin e Nikolla Sanduloviq pati shumë reagime nga anëtarët e VV-së.
Më tutje, Haziri deklaroi se nuk është i ri fenomeni i rrahjeve brutale, burgosjes e poshtërimit për motive politike në Serbi.
“Nuk është i ri fenomeni i rrahjeve brutale, burgosjes e poshtërimit për motive politike në Serbi. Ata që rrezikojnë pushtetin njëmend, i vrasin. Ne e kemi provuar me lëkurën tonë këtë, por risia është që krejt VV janë çu në këmbë me reagime e solidaritet me të, por nuk pati shumë reagime për arrestimin e ushtarit të UÇK-së.
Kryeminsitria, ministra, deputetë, madje edhe RTK, u bënë mbrojtësit më të mëdhenj të Nikola Sandulovic (apo Dimitrije Tucovic i Albin Kurtit të VV-së), por jo edhe RTK2. Reaguan kinse në mbrotje, por sa herë e përmendin këta të VV-së, ata e rrahin edhe më keq! Urime krishtlindjen ortodokse gjithë besimtarëve. Le të jetë një vit me shendet e të mirat e Zotit!”, shkroi ai në një postim në “Facebook”